Përdhunimi i 15- vjeçares, sociologu për Report Tv: Shoqëria duhet të reagojë gjerësisht për t’i vënë fre rasteve

2 Qershor 2020, 16:11

Përdhunimi i 15- vjeçares në Tiranë nga roja i shkollës, 65 vjeç, për sociologun Gëzim Tushe është një ngjarje shqetësuese dhe alarmante. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se ndaj këtyre rasteve të rënda, shoqëria duhet të reagoje gjerësisht për t’i vënë fre. Ndërsa format e denoncimit të këtyre rasteve sipas tij duhet të shtohen dhe ndëshkimi për abuzuesit  të jenë absolut.