Deputeti Halit Valteri i propozoi kryeministrit të diskutojnë një protokoll për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla. "Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja se roja bëri këtë punë. Por ne duhet të ngremë një komision të hartojë një protokoll për mbrojtjen e të miturve. Cdo shkollë duhet të ketë oficer, mjek dhe psikolog. Të merren dhe të kenë përgjegjësi ligjore, edhe stafi pedagogjik. Gjykatat që kemi kanë liruar ata fëmijët në Kavajë që përdhunuan atë 14-vjeçaren, nuk e ka fajin qeveria, por hajde të bëjmë dicka t'u biem në kokës atyre. Këtë propozim ua kam çuar edhe me SMS, hajde ta shikojmë të bëjmë dicka të mirë" tha Valteri.
Por kryeministri Edi Rama, deputetit Valteri dhe të tjerëve u kërkoi që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët në Kuvend, pasi shkojnë shkallë-shkallë poshtë deri te fëmijët. Referuar rastit të vajzës së mitur, kreu i qeverisë kërkoi që të mos përdoret për politikë, pasi do të frenohen denoncimet e rasteve të ngjashme.
"Miku im, dënimi me vdekje nuk e the ti, iu referova shumëkujt, ato që thua janë nuk ekzistojnë, por po ta them ty, atë që unë dua të them, kam dëgjuar kur flet dhe thua 'vazhdoni vidhni, ju jeni hajdutë'. Tani cfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty që nuk je vetëm, më i miri nga poshtë në kategorinë e tyre, që i thotë dhe cfarë do të mendoje si prind, kur mësuesja të thotë cuni jot i tha gjithë klasës jeni hajdut. Do i thoshe bravo e bëri si babai?! Këtu fillon te shembulli i komunikimit.