Përdhunoi mbesën 13 vjeçare, Gjykata e Lushnjes lë në burg 67 vjeçarin

16 Tetor 2020, 12:00

Një 67 vjeçar nga Lushnja u vu në pranga pasi përdhunoi mbesën e tij 13 vjeçare. Ditën e sotme ai ka dalë para gjykatës, por nuk i ka pranuar akuzat dhe është shprehur se ngjarja është një trillim i bërë ndaj tij.

Gjykata e Lushnjës ka marrë masën e sigurisë "arrest me burg".