15 raste të reja me Gripin e ri, 212 numri i të prekurve në Shqipëri, hartës i shtohet dhe Mirdita

29 Mars 2020, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 16:34:57

TIRANË - Konfirmohen 15 raste të reja me Gripin e ri në Shqipëri duke e çuar në 212 numrin e të prekurve në total në të gjithë vendin. 

Ndërkohë në total janë 40 të shëruar, 7 vetëm në 24 orët e fundit, mes të cilëve janë edhe dy mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi". Në total nga bluzat e bardha, janë 8 të shëruar.