Përfaqësuesi i SHBA-së, Krach: Kina kërcënim malinj, përkrahja e Shqipërisë së rrjetit të pastër 5G, model në rajon

3 Tetor 2020, 12:32

Keith Krach, nënsekretar për rritjen ekonomike energjinë dhe ambientin në SHBA, ka falenderuar kryeministrin Rama për rolin e tij në rajon dhe mbrojtur rrugën e pastra të rrjetit 5G duke shmangur modelin e Kinës të depërtojë me rrjetin e saj 5G. Nënsekretari amerikan Krach e cilësoi Kinën si një aktor malinj që tenton të futet në BE dhe rrjetin e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa e cilësoi Ramën si një lider që po ndalon pikërisht këtë efekt malinj të përhapet në rajon dhe Ballkan.