Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut: Urojmë të marrim sa më pak medalje të tilla

11 Dhjetor 2019, 21:09

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut tha se ndihet i vlerësuar që merr një medalje ari nga Shqipëria për kontributin e tij në momentet e vështira që përjetoi vendi ynë pas 26 nëntorit. Ai tha se shpreson që të marrë sa më pak medalje të tilla.

"Në emër të ekipit të shpëtimit të Tetovës e marr këtë medalje, duhet të keni parasysh se ndihem i privilegjuar dhe i nderuar që jam këtu. Nuk e di nëse gjej fjalët e duhura, është mirë të mos marrim medalje të tilla për ngjarje të tilla për të gjithë ne", tha përfaqësuesi i Maqedonisë.