Përfaqësuesit e MASR në çdo fakultet, fluks studentësh për dorëzimin e dokumentacioneve për tarifat dhe bursat

14 Janar 2019, 13:51

Ashtu siç u lajmërua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, në çdo fakultet të vendit janë dërguar përfaqësues nga Ministria e Arsimit per të informuar studentet në lidhje me përgjysmimin e tarifave dhe për çdo rast të veçantë.

Një nga perfaqesueset është dhe Suada Halla, e cila tregon se situata në universitete eshte e qetë dhe ka patur fluks studentësh të cilët janë interesuar dhe informuar në lidhje me procedurat apo dokumentacionet që do të dorëzojnë.Përfaqësuesja thekson se puna do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se studentët janë shumë të kënaqur./Lexo.al/

    No videos found.