Përfitojnë nga akti normativ, gjashtë të burgosurit lënë burgun e Rrogozhinës, do vetëkarantinohen në shtëpi

4 Prill 2020, 13:50

Sot në burgun e Rrogozhinës pritet të dalin gjashtë të dënuar të cilët përfitojnë nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19, që hyri në fuqi me datë 24 mars. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi aktin normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim.