'Përfitojnë nga fatkeqësia', Zhupa: Veliaj dhe Rama ndërtojnë shkolla me vlerë 4 herë më të shtrenjtë se mesatarja e BE-së

28 Gusht 2020, 12:35

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, bën akuza të forta për bashkinë Tiranë, Erion Veliajn dhe Edi Ramën, për të cilët thotë se po përfitojnë nga fatkeqësia e tërmetit për të vjedhur me miliona euro, të akorduara për ndërtimin e shkollave.

Sipas Zhupës Veliaj dhe Rama po ndërtojnë shkolla me fonde katër herë më të mëdha se sa mesatrja europiane.

"Bashkia e Tiranës po na vjedh përsëri edhe me tenderat e rindërtimit të shkollave e Tiranës.

Erjon veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndëetuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.

Konkretisht duke iu referuar të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe institucionet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë fonde për të rindërtuar shkolla, ne vëmë re që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.

Me fondet e BE-së me 158 milionë Euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë Euro po ndërtohen 45 shkolla.

E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla.