Përfituan nga amnistia/ 170 të dënuar lënë qelitë, mes tyre 23 gra dhe 2 të mitur!

3 Mars 2020, 16:23 | Përditesimi i fundit: 2020-03-03 18:32:36

TIRANË- Dy të mitur, 23 gra dhe dhe 170 burra kanë lënë ditën e sotme qelitë për t'u rikthyer pranë familjarëve të tyre.

Report Tv ka qenë ditën e sotme në burgun 325 në "Ali Demi" ku ka filmuar këtë monet të gëzueshëm për familjarët e të burgosurave, ndonëse asnjëra prej tyre nuk preferoi të fiste për mediat, madje u kujdesën që të mos tregonin fytyrën.