Përfshihet nga flakët banesa në katin e pestë të pallatit në Shkodër

7 Shtator 2020, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 14:03:36

Një banesë në katin e pestë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur afër Urës Dervishbeg në qytetin veriperëndimor.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të stabilizuar situatën. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.