Përfshihet nga flakët bodrumi i një pallati në Elbasan, digjen materialet e një biznesi! Nuk ka të lënduar

3 Maj 2021, 20:12

ELBASAN- Një zjarr ka rënë në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një  pallati. Për pasojë janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.Kanë qenë banorët e zonës dhe të apartamentit që kanë njoftuar zjarrfikëset. Falë ndërhyrjes së shpejtë të dy zjarrfikësve kanë bërë të mundur vënien në kontroll të zjarrit.