Përfshihet nga flakët dyqani i riparimit të televizorëve në Vlorë

26 Janar 2020, 22:42

VLORE-Një dyqan riparim televizorësh u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në lagjen e njohur si te ish-shtëpia e oficerëve. Pas njoftimit zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi duke bërë mundur fikjen e zjarrit për të mos u përhapur më tej në pallat. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale.