Përfshihet nga flakët makina në ecje, pasagjerët dhe shoferi largohen me shpejtësi

6 Shtator 2020, 18:41

SARANDË- Një automjet tip Mercedez Benz është përfshirë nga flakët, në fshatin Metoq të Sarandës. Automjeti i cili kishte pësuar defekt si pasojë e një shkëndije elektrike në ecje, është përshirë menjëherë nga flakët. 

Fatmirësisht personat e ndodhur në automjet kanë dal prej tij pa lëndime dhe ka pasur vetëm dëme materiale.