Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, nuk ka persona të lënduar

27 Prill 2021, 16:59 | Përditesimi: 27 Prill 2021, 16:59

Një apartament është përfshirë nga flakët në Korçë. Zjarri masiv ka rënë në katin e 5 të një pallati dhe siç duket nga pamjet flakët masive kanë përfshirë gjithë apartamentin.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

r.k./Shqiptarja.com