Përfshihet nga flakët një godinë banimi 3-katëshe në Kodër- Kamëz

30 Maj 2022, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 18:29:17

Një banesë 3 katëeshe është përfshirë nga flakët në zonën e Insitutit në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, flakët kanë shkrumbuar katin e fundit në banesës.

'Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.