Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Triport në Vlorë, rrezikohen anije të tjera! Dyshohet për zjarr në motor

4 Maj 2021, 13:28 | Përditesimi: 4 Maj 2021, 13:28

Një peshkarexhë ka marrë flakë sot në Triport në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve paraprake dyshohet se ka rënë zjarr në motorin e saj.

Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe forca policie. Flakët në peshkarexhë rrezikojnë edhe anije të tjera.

r.k./Shqiptarja.com