Përfshihet nga flakët pylli në fshatin Samur të Elbasanit, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

15 Shtator 2019, 18:35

ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën e pyllëzuar në fshatin Samur të Elbasanit. Për shkak të këtij zjarri është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre e pisha.

Fshati që është përfshirë nga flakët është vetëm një kilometër larg qytetit të Elbasanit, ndërsa dyshohet se shkaku i këtij zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja. Për shkak të terrenti të thyer zjarrfikësit e kanë të pamundur për të ndërhyrë me autobote.  

Edhe pse paraditen e sotme zjarri u izolua, flakët janë rikthyer sërish. Zjarrfikëset ndërhynë për shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish