Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda

5 Maj, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2024-05-05 18:04:42

Një traget është përfshirë nga flakët në Portin e Sarandës. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Trageti ‘Santa’ i përfshirë nga flakët bën linjën Sarandë- Korfuz. Trageti kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi dhe ishte ankoruar në port. Mjeti është e pronë e kompanisë "IONIAN SEAWAYS".

Fatmirësisht nuk kishte njerëz në bord. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është fikur, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.