Përfshihet nga zjarri kurora me pisha në Roskovec

27 Gusht 2020, 18:41

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha të fshatit Vlosht të Roskovecit dhe  Drenie të Mallakastrës, zona në kufi me njëra tjetrën.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit. Zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha duke rrezikuar kurorën.