Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, tre zjarrfikëse luftë me flakët

2 Janar 2020, 09:09 | Përditesimi i fundit: 2020-01-02 11:37:07

VLORE-Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30. Bëhet fjalë për një shtëpi private. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime.

Në vendin e ngjarjes, në lagjen 'Partizani' kanë shkuar tre zjarrfikëse me 10 forca, që po punojnë për shuarjen e flakëve.  Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë vijojnë hetimet.