Përfundoi me makinë në lum në aksin Maliq - Korçë, polumbarët nxjerrin trupin e viktimës

29 Nëntor 2018, 09:08 | Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 09:08

Ekipeve të polumbarëve të mbërritur nga Tirana u janë dashur pak minuta kërkime për gjetjen e trupit të pajetë të 24-vjeçarit Gjergji Elmazi, i cili ra me automjet nga ura në dalje të Maliqi, duke përfunduar në lumë. Trupi i të riut është përcjellë për në morgun e spitalit të Korçës. Aksidenti ndodhi në orën 03:45 minuta të mëngjesit të sotëm. 

b.ha./Shqiptarja.com