Përfundojnë 14 ditët e karantinës në hotel në Gjirokastër, 20 emigrantët e parë bashkohen me familjet

30 Prill 2020, 13:21

GJIROKASTËR- 20 emigrantë do të lënë ditën e sotme ku kanë qenë të karantinuar prej 14 ditësh.

Afati i tyre i qëndrimit në izolim ka përfunduar, e ndërsa pritet që të rikthehen pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, që 5 të tjerë do të dalin pas 2 ditësh.  Fjetja  në hotel është paguar nga shteti, e ndërsa ushqimi dhe bileta e udhëtimit nga ata vetë personalisht.