Përfundojnë 14 ditët e karantinës në hotel në Korçë, 37 emigrantët e parë bashkohen me familjet

21 Prill 2020, 11:58

37 emigrantë të kthyer në atdhe dhe të vetëkarantinuar në një hotel në Korçë, janë të parët që lënë hotelin pas 14 ditëve qëndrimi të izoluar.

Qëndrimi dhe ushqimi i tyre u mundësua nga Këshilli Koordinues i Diasporës, një përjashtim ky vetëm për ta, pasi pjesa tjetër e emigrantëve të karantinuar në hotele i kanë paguar vetë shpenzimet e fjetjes dhe ushqimit.

Ky përjashtim u bë nisur nga fakti që 37 emigrantët pritën me ditë të tëra në kufi, pasi nuk kishin më mundësi të qëndronin jashtë atdheut.

Tashmë është momenti që ata të bashkohen me familjet e tyre.