Përfundojnë hetimet për tërmetin në Durrës, dosja në gjykatë brenda tetorit! Cilësia e dobët e betonit e hekurit, rëndoi bilancin tragjik me 24 viktima

10 Tetor 2020, 10:39

Bilanci tragjik me 24 viktima pas tërmetit të nëntorit 2019 në Durrës ka ardhur edhe si pasojë e ndërtimeve jo cilësore. Burime nga Prokuroria e Durrësit sqaruan për Report TV, se nga ekspertizat teknike ka rezultuar se betoni dhe hekuri i përdorur tek ndërtesat e shembura ka rezultuar jashtë standardit të kërkuar. Ndërsa nga 17 të arrestuar e 35 të shoqëruar si përgjegjës të kësaj situate, askush s'ndodhet në qeli. Dosja tërmetit brenda muajit tetor do të shkoj në gjykatën, ku nën akuzë janë ndërtues, biznesmen, inxhinier ndërtimi dhe kolaudator.