Përfundon afati për ankesat e pagave të luftës! Deri më 21 gusht nga 2 paketat 303 mijë përfitues

25 Gusht 2020, 13:41

TIRANË- Këtë të martë përfundon afati që kishin të gjithë bizneset dhe qytetarët për të paraqitur ankesat e tyre për paketat financiare 1 dhe 2. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu la afat përfituesve të ankoheshin deri më datë 25 gusht, në rast se nuk kishin marrë pagat e luftës. Po ashtu edhe bizneset që kanë një arsye për të mos aplikuar kishin afat deri sot, për të dërguar formularët me arsyet e mos-aplikimit në mënyrë që të shpëtojë nga gjoba.

Nga paketa e parë që përfshinte 3 paga lufte nga 26 mijë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri më 21 gusht përfituan 130,556 persona, dhe u dha një fond prej 5.8 miliardë lekësh.  Tek paketa e parë u përfshinë punonjës të biznesit të vogël, qytetarët që trajtoheshin me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie.

Ndërsa nga paketa e dytë kanë përfituar pagën 40 mijë lekë 172,473 persona deri më 21 gusht me një fond në total 6.8 miliardë lekë. Tek paketa e dytë përfitues ishin ish-punonjësit dhe punonjësit tek biznesi i madh, dhe që e kanë marrë 9.429 persona.

Përfituan 65,585 punonjës të larguar nga puna nga 1 marsi deri më 17 mars. Po ashtu përfitues ishin edhe punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë, e morën pagën 40 mijë lekë 68,316 punonjës. Dhe masa e katërt ishte për punonjësit e turizmit ku e kanë marrë vetëm 50% e përfituesve vetëm 4,920 persona. Nga paketa e dytë ishin përfitues edhe 721 naftëtar të rafinerisë së Ballshit.