Përfundon bojkoti, të dielen rikthehet futbolli! Rama: Gati të flasë me FSHF-në, naftëtarët të marrin shembull

29 Tetor 2020, 16:28

TIRANË- Liga e Futbollit i jep fund bojkotit të futbollit dhe të dielën do luhen ndeshjet për Kupën e Shqipërisë ndërsa të mërkurën nis Superliga.

Kreu i FSHF, Armand Duka dhe ai i Ligës së Futbollit thanë se parimisht kanë marrë mbështetjen e qeverisë për kërkesat financiare, ndërsa thembra e Akilit është Ligji i Sponsorizimeve.