Përfundon dita 1 e vaksinimit masiv, Manastirliu: 11,478 vaksinime në të gjithë vendin

28 Mars 2021, 20:40

Përfundon dita 1 e vaksinimit masiv me 11,478 vaksinime në të gjithë vendin.

"Kemi arritur në 11,478 të vaksinuar. Mbi 78 mijë vaksinime që nga dita e parë. Kjo është bërë falë përpjekjes për të siguruar vaksinime.

Kemi nevojë për të ndarë detyrat me qëllim intensifikimin e vaksinave.

Dua të bëj apel për qytetarët ata të moshuar që kërkojnë të dinë se kur do të vaksinohen flisni me mjekun e familjes, vetëm ai ka regjistrin eelektronik. Kontakti me mjekun e familjes shumë i rëndësishëm", tha Manastirliu.