Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, përcaktohen drejtuesit e qarqeve

1 Shtator 2020, 18:18 | Përditesimi i fundit: 2020-09-01 22:14:05

TIRANË- Shtatori nis vrullshëm për Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist në qytetin e Elbasanit u përcaktuan drejtuesit e qarqeve. 

Në fokus të diskutimeve ishte edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do të zhvillohet me 4 shtator.

Sakaq sa i përket Asamblesë Kombëtare, gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se janë ndryshuar disa drejtues qarqesh, përkatësisht:

-Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

Sa i përket asaj se çfarë mund të prodhojë kjo Asamble, pritet që të ketë ndryshime në qeveri, por socialistët e kanë të vështirë të japin një përgjigje konkrete duke thënë se "vendimi është në dorë të kryeministrit Rama".