Përfundon ndërhyrja në 7 rrugë të Saukut, Veliaj: Do ndërtojmë edhe dy shkolla të reja

22 Korrik 2020, 12:55

7 rrugë janë rikostruktuar së fundmi në bllokun e banimit 'Enver Preza' në Sauk. Konkretisht nga bashkia e Tiranës janë mbyllur punimet në rrugën “Enver Preza”, “Abaz Fejzo”, “Andon Lufi-1”, “Andon Lufi-2”, “Besim Baxhaku”, “Lame Kreco” dhe “Ethem Gjinushi”, duke transformuar pamjen e zonës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për banorët, ndërsa siguroi se ndërhyrjet e bashkisë do të vijojnë me të njëjtën shpeshtësi edhe gjatë verës, kur njerëzit janë me pushime. Sipas tij, korriku dhe gushti janë muaj intensivë pune.