TIRANË- Crvena Zvezda mposhti minimalisht 1-0 Tiranën në "Air Albania" dhe kualifikohet për në turin e tretë të Champions League. Përfundon në turin e dytë aventura në Champions League e kampiones së Shqipërisë.
Por, Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.