Përfundon rikonstruksioni i shkollës 'Ali Demi', Veliaj: Mund ta vendosim në dispozicion të maturës

30 Prill 2020, 14:31

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, ka inspektuar sot shkollën 9-vjeçare të Ali Demit, pas përfundimit të rikunstruksionit të saj. Veliaj thotë se nëse është e nevojshme kjo shkollë do të jetë në shërbim të maturantëve, që sipas ministres së Arsimit do të kthehen në shkollë për tre javë para provimeve të maturës shtetërore.

“Shkolla ‘Ali Demi’ është transformuar totalisht, është një nga shkollat më moderne të Tiranës. Më pëlqen të rikthehem në Rr. ‘Ali Demi’, me gjithë ndryshimet që kemi bërë ndër vite këtu, duke filluar me rikonstruksionin e shkollës ‘1 Maji’ në fillim të rrugës, pastaj rrugën nga këtu deri tek "Ali Shefqeti" në Shkozë. Apo edhe të gjitha lagjet ku kemi vënë dorë, nga Kryegjyshata te “Dhimitër Kamarda”. Më vjen mirë që rikthehem në një damar të rëndësishëm të Tiranës, por tani në një shkollë që është bërë thuajse nga e para,”- tha Veliaj.