Përfundon rindërtimi i rrugëve rurale në Myzeqe, Rama: Lehtësohet plotësisht lëvizja e njerëzve dhe e prodhimeve! Qytetarët: Na hoqe çizmet, na nxore nga balta

22 Dhjetor 2020, 13:34 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 13:34

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Lushnje, me rastin e përfundimit të rindërtimit të të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë.

Rama ka thënë se tashmë do të lehtësohet plotësisht lëvizja e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vitet e fundit.

r.k./Shqiptarja.com