#reportTV #lajmeshqip #lajme Ndërsa na ndajnë pak orë nga nisja e votimit për zgjedhjet parlamentare, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin, ndërsa në Elbasan ka probleme me shpërndarjen në disa KZAZ të këtij qarku. Ndërprerje të shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka pasur në KZAZ 50. Drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla thotë se problem është bërë PD, e cila ndryshon komisionerët dhe po pengon procesin. Për Report Tv Balla tha se shpreson që PD t'i zëvendësojë komisionerët në kohë në mënyrë që nesër çdo qendër votimi të jetë gati dhe zgjedhësit të votojnë. "Shpresojmë që PD të plotesojë komisionet në kohë. Duhet që neser çdo qendër votimi të jetë gati dhe zgjedhesit të votojnë", ka thënë ai. Konkretisht situata e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Elbasan është: KZAZ 47 (fshati) nuk ka filluar, KZAZ 50 ka ndërprerje në shpërndarjen, KZAZ 50 shperndarje 50%, KZAZ 49 sapo filloi, KZAZ 47 nuk ka filluar, janë akoma duke bërë vendimet, KZAZ 48 shpërndarje 20%. Probleme me komisionerët ka pasur edhe në Devoll të Korçës. Përgjatë 2 ditëve të fundit janë larguar 10 komisionerë. Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se shkak i largimit të tyre kanë qenë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zvendësimin e tyre brenda ditës së sotme. Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera. Vetë LSI ë Devoll e ka përgënjeshtuar duke thënë se komisionerët janë në krye të detyrës. “Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e LSI. Shqiptarët do t'i drejtohen nesër kutive të votimit, zgjedhje që për herë të parë në vend përkojnë në pandemi. Për të shmangur infektimet me COVID, janë përcaktuar edhe rregullat që do të duhet të zbatohen me përpikmëri nëpër qendrat e votimit, duke filluar nga distancimi social, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i qendrave të votimit.
