Përfundon takimi i ambasadorëve të SHBA e BE me 4 anëtarët e Këshillit Politik! Yuri Kim: 9 orë takim është bërë përparim! Do të takohemi sërish nesër

2 Qershor 2020, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2020-06-02 22:34:15

TIRANE-Mbyllet takimi pre 9 orësh mes 4 anëtarëve të Këshillit Politik dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Soreca, ambasadorin britanik Norman, dhe një përfaqësues të OSBE. Pas takimit të zhvilluar në rezidencën e Yuri Kim, pritet që vetë ambasadorja të japë një deklaratë për mediat pas takimit të gjatë të zhvilluar me Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin , Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin.