Përfundon testimi i 3 rasteve të reja/ Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria e paprekur nga koronavirusi i ri

29 Shkurt 2020, 18:45

TIRANE - Mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të cilët kanë shfaqur shenja të koronavirusit, që kanë pasur histori udhëtimi me vendet e prekura. Ministria e Shëndetësisë njofton se ata kanë rezultuar negative dhe zyrtarisht nuk ka asnjë rast të prekur nga 26 të testuara deri më sot.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri. 
Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë",
 njofton Ministria e Shëndetësisë.