Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, fillon për të moshuarit! Nis edhe në Berat

25 Shkurt 2021, 15:35 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 15:36:27

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Beratit, për mjekët dhe infermierët e më pas për moshat mbi 80-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se procesi i vaksinimit për bluzat e bardha do të përmbyllet brenda 15 marsit. Po ashtu ministrja shtoi se do të angazhohen 500 studentë infermierie të cilët do të trajnohen për vaksinimin intensiv.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga ana tjetër se periudhën e pranverës duhet të angazhohen për vaksinimin intensiv, ku sipas kryeministrit duhet të përfshihen studentët e infermierisë dhe ushtria.

Ndërkohë në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit për bluzat bardha ku në total janë kryer 2500 vaksinime. Po ashtu sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç.

Gjithsej kane mbërritur 300 vaksina në qytetin e Beratit. Deri tani në Shqipëri janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID, ku shumicën dërrmuese e zënë bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer. Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.