Përgatisnin mina me telekomandë, arrestohen 2 persona në Durrës, do i shisnin me 3000 euro copën

16 Mars 2021, 09:28 | Përditesimi i fundit: 2021-03-16 09:30:03

Arrestohen 2 persona në Durrës të cilët trafikonin mina me telekomandë.

Ata do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë. 

joftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Distanca".

Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar "Distanca", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Ndërtim pa leje";

B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje ".