Përgjaken Pashkët në një sinagogë në Kaliforni, një i vdekur dhe tre të plagosur

28 Prill 2019, 10:56

SHBA-Një 19-vjeçar i armatosur hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë.

Në sinagogë po kremtohej mesha e Pashkës, kur agresori kreu sulmin. Autori i identifikuar si John Earnest u arrestua nga policia në Poëay, në veri të qytetit të San Diegos.

Presidenti Donald Trump e cilësoi si “një krim urrejtjeje”. Autoritetet amerikane po hetojnë mbi të kaluarën e të riut që kreu sulmin dhe motivet.  Paraprakisht autoritetet thanë se Earnes ishte nën hetim edhe në lidhje me një zjarr të rënë në një xhami të zonës, muajin e kaluar.

Sulmi në San Diego vjen 6 muaj pas të shtënave në Pittsburg, në tetor të vitit 2018, kur mbetën të vdekur 11 persona. Javën e kaluar u përgjakën Pashkët katolike në Sri Lanka pas një sulmi terrorist që vrau 300 persona