Përgjaket dita e pavarësisë: 5 të vrarë në paradën e 4 Korrikut në SHBA

4 Korrik 2022, 20:17

5 të vrarë është bilanci tragjik i të shtënave me armë që ndodhën këtë të hënë në paradën e 4 Korrikut, për ditën e Pavarësisë në Illinois të SHBA. Parada që po zhvillohej në Highland Park, u ndërpre papritur 10 minuta pasi kishte nisur, kur u dëgjuan disa të shtëna armësh.