Përgjaket sërish Hamasi, sulmet me raketa lënë 9 të vdekur e dhjetra të plagosur

5 Maj 2019, 14:02

Të tjera luftime kanë ndodhur në Hamas të Gazas ku sipas BBC, ky ishte sulmi më i madh vitete e fundit. Sipas vlerësimeve të ushtrisë, mes orës 22:30 të shtunës dhe deri në 6:30 të së dielës (me kohën lokale), 430 raketa u lëshuan në drejtim të Izraelit jugor. Nga ana tjetër ushtria izraelite u kundërpërgjigj sulmeve të vazhdueshme ku bilanci i të vdekurve nga këto sulme është 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Nga radhët e izraelitëve raportohet vetëm një viktimë rreth 58-vjeç, Moshe Agadi banesa e të cilit u godit gjatë natës nga raketat e hedhura nga Hamasi.Gjatë sulmit sistemi mbrojtës i Izraelit  arriti të shpërthente  rreth 150 raketa duke mos i lejuar të bien në targetin e synuar. Ndërsa vetë ata janë  përgjigjur duke goditur 200 objektiva strategjike në Gaza duke përfshirë një fabrikë nëntokësore të armëve dhe një shtab të zbulimit ushtarak të Hamasit.