“Përgjigja e tamponit erdhi kur u shërua”, zonja: Kunata ime ka infektuar shumë persona

23 Nëntor 2020, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2020-11-23 11:39:07

Kritika për menaxhimin e pandemisë ka pasur një zonjë që telefonoi mëngjesin e sotëm në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo zbuloi edhe një rast të rrezikshëm kur tha: “ Kunatës time i erdhi përgjigja e tamponit pas dy javësh dhe ajo dilte vet shkonte nëpër zyra për t’u interesuar. Kushedi sa persona ka infektuar”. Ndiqeni denoncimin e zonjës.