'Përgjimet ambientale kërkohen vetëm nga komisarët', miratohen ndryshimet për projektligjin e Policisë së Shtetit: Policët mund të 'zhvishen' nga statusi i policit për t’u punësuar si civil

6 Tetor 2020, 12:48

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit.

Me ndryshimet e reja Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se përgjimet ambientale do të kërkojnë vetëm komisarët.

Keni drafitn e vjetër që tashmë tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithësi  flet për përgjim ambiental. ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është superrregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm.

Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia", tha Lleshaj.

Me ndryshimet e reja tashmë punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit për t’u punësuar si civil. Këto ndryshime janë miratuar.

"Iniciativa për të hapur një mundësi tranferimi nuk ka të bëjë me ndëshkim. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimit me vendim të qeverisë. Ne mund të vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për policinë  e shtetit ka një ne që shumë pak  e dinë. Neni  që përcakton statusin e policisë së shtetit. Aty thotë punonjësi i policisë së shtetit  gëzon statusin e nëpunësit cilil . Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen", shtoi Lleshaj.

Ministri shtoi se do të parqitet edhe një nismë tjetër për sigurinë në shkolla, ku policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie.

"Do të paraqesim një nismë për sigurinë në shkolla. Në shkolla policët në moshë të thyer do të shërbejnë si punonjës sigurie", shtoi ministri.