Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata kanë dalë në një konferencë për shtyp dhe kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen tek përgjimet e Bild për Dibrën, ku sipas pretendimeve të ngritur prej tyre përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive.
Bardhi e Gjata në fjalën e tyre kanë hedhur akuza të forta teksa kanë thënë më pas se Bild ka shfaqur bashkëpunimin e qeverisë me vrasës e trafikantë droge.
Në fjalën e tij Gazmend Bardhi ka thënë se të përfshirët në audio-përgjime nuk do t'ia hedhin pa u ndëshkuar. Sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.
Përgjimet e Bild për Dibrën/ PD: Rama kriminel gjakftohtë, nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar
No videos found.