Përgjimet e Hipotekuesit në Korçë / 'Nëse nxjerr emrin e çaj në dysh', 5 mijë Euro për çertifikata false

31 Mars 2019, 12:47

Zyrtarë të hipotekës së Korçës të arrestuar nga prokuroria pas dhënies së dëshmisë së një te penduari, jo vetëm që lëshonin çertifikata pronësie të falsifikuara, por njëherësh u mernin dhe shumë të mëdha financiare.Një rast i tillë është provuar nga prokuroria e Korçës, ku Sefedin Skora nga fshati Pojan i është marrë një shumë prej 3 milion lekë të vjetra nga zyrtarët e hipotekës dhe në fund ky qytetar është paisur me çertifikatë të falsifikuar. Sasia e parave është marë nga zyrtarët e hipoitekës në banesës e Skora në fshatin Pojan, por pasi është kuptuar e gjithë loja, Erion Arifi ka vendosur tia kthejë lekët mbrapsht, duke I thënë që të griste dhe çertifikatën e pasurisë, pasi ishte e falsifikuar. E gjithë kjo skemë është dokumentuar nga prokuroria falë përgjimeve të kryera, mes të penduarit Ersild Gorari, i cili ka pranuar të bashkëpunojë për regjistrimin e bisedave që do të kryheshin midis tij dhe zyrtarëve Arsidesa Hysi, Leftjon Bardho, Erion Arifi dhe Andrea Zallemi.Nëse nxjerr emrin për pesë mijë € e çaj në dysh
Nga transkriptimi i regjistrimeve audio të këtyre bisedave rezulton se, janë përfituar të dhëna me interes për hetimin nga bisedat midis shtetasit Ersild Gorari dhe shtetasve Andrea Zallemi dhe Erion Arifi, nga rezulton që ata të kenë folur në lidhje me veprimet e kryera për sa i përket nxjerrjes së një certifikate pronësie kundrejt një shume prej 5.000 eurosh dhe nga ana e shtetasit Andrea Zallemi është këmbëngulur që, nëse do ta thërrisnin para organeve të drejtësisë, ai do të deklaronte se nuk kishte marrë çertifikatë pronësie dhe se shumën prej 5.000 eurosh ia kishte dhënë borxh shtetasit Ersild Gorari. Ai ka kërkuar nga shtetasi Ersild Gorari që t’i kthejë shumën që i kishte marrë, pasi nuk e kishte mbaruar punën siç duhet dhe se lekët duhet t’ia kthejë duke pranuar në një moment që i kishte dhënë vërtet shumën prej 5.000 eurosh për t’i mbaruar punë dhe se 5.000 eurot duhet t’i kthenin Ersild Gorari dhe personi tjetër që mund të kishte marrë nga kjo shumë, duke i deklaruar se, nëse i tregonte emrin e personit tjetër, ai për pesë mijë euro e ndante më dysh, dhe se do ta merrte dhe do ta çonte në majë të Qarit me qëllim që t’i kthente shumën e lartpërmendur.