Përgjimet e reja të Dosjes '339' / Pjesa e dytë

6 Qershor 2019, 10:43

ërgjimet e publikuara nga 'Bild' mes Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si edhe disa zyrtarëve të tjerë ka qenë në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga.

Deputeti i Partisë Socialist, Adnor Shameti është shprehur se nga audio-përgjimet që janë publikuar në medie, nuk sheh asgjë komprometuese për socialistët e PS. Sipas tij, ai komunikim mes zyrtarëve të PS me Avdylajn është më se korrekt për një kryebashkiak. I të njëjtit mendim ka qenë edhe juristi, Plarent Ndreca. Ky i fundit tha se nga ana juridike, por edhe morale këto përgjime nuk shërbejnë për të faktuar akuzat se qeveria është e lidhur me krimit.

Një mendim ndryshe ka pasur analisti dhe politologu Ergys Mërtiri dhe Endrit Shabani.