'Përgjimet e 'Zogut' vërtetojnë shitblerjen e votave' Nënkryetari i LSI, Pojana: Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK

29 Dhjetor 2019, 17:30 | Përditesimi i fundit: 2019-12-29 17:31:32

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes nënkryetarit të saj, Klevi Pojana kërkoi që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) të hetojë krimin zgjedhor në të kundërt funksioni i kësaj strukture nuk çfarë t'i duhet aksujt.

Sipas Pojanit blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit  të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, ndërsa shton se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është boshe.

Ndërkohë ai është ndalur edhe tek dosja e 'Zogut të Tiranës' ku ai u zbulua se merrej edhe me shti-blerjen e votave. Sipas nënkryetarit të LSI, përgjimet e Zogut të Tiranës vërtetojnë sheshit blerjen e votave për të lëgjitimuar pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

"Përgjimet rastësore për një tjetër vepër penale, të të famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës."

Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i degdisi dosjet në Dibër, kujt i duhet më SPAK?" shprehet Pojana.

Ndër të tjera nënkryetari i LSI  deklaroi në një dalje për mediat, në përgjimet e fundit del qartë se si 30 qershori ishte një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi dhe demokracia.

Deklarata e plotë e Pojanit:

Demokracia fillon me votën e lirë ndërsa diktaturat kanë lindur nga tjetërsimi i vullnetit të sovranit duke i rrëmbyer të drejtën e votës së lirë qytetarëve.

Kjo është dhe arsyeja kryesore pse sot Shqipëria gjendet në këtë gjendje të vështirë e të pa precedentë ekonomike, sociale e politike.

Blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit  të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, është mburoja politike e korrupsionit pa fre, është arsyeja pse drejtësia kapet e krimi mbrohet nga pushteti.

Në përgjimet më të fundit të bëra publike nga media del qartë se si 30 qershori ishte një këllirë politike dhe një skenë kriminale ku u tentua të vritej pluralizmi dhe demokracia.                                                                                        

Përgjimet rastësore për një tjetër vepër penale, të të famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanës vërtetojnë sheshit blerjen e neveritshme të votës për të legjitimuar votimet moniste të Edi Ramës.

Të vërtetat janë sheshit, ato janë publike dhe me fakte konkrete.                                         

Por me mosreagimin dhe heshtjen e organeve te drejtësisë, njëherazi me to, dita-ditës po shpërbëhet e po shkretohet edhe Shqipëria.                           

Kjo, sepse vendin po e qeverisin hajdutet e votave dhe kriminelet e  oborrit te pushtetit.

Krimi elektoral është i vërtetuar me zë dhe figurë.  Që nga Kryeministri e deri tek ministrat, deputetët, drejtorët, e shefat e policisë  janë  të provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore  direkt të tij.

SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është demagogji boshe.

Nëse SPAK i bën bisht hetimit të krimit elektoral qeveritar, ashtu siç bëri prokuroria e Arta Markut, që i degdisi dosjet në Dibër, kujt i duhet më SPAK?

Një SPAK që do t’i shmanget çështjes me kritike në Shqipëri, ku qeveria dhe krimi të bëra njësh, grabisin votën me para e kërcënime gjithëfarëllojshe për të rrëmbyer pushtetin e qytetareve, është një SPAK, që vdes pa lindur ende. Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK,  për të ndare nëse ai zbaton ligjet e shtetit apo zbaton ligjet e ‘Rilindjes’.

Qytetarët shqiptarë po vëzhgojnë me zemërim shpërthyes edhe "drejtësinë e re" edhe SPAK-un se si do të veprojë ajo, dhe a do të jenë zbatues të Kushtetutës dhe ligjit apo do të jenë masha në duart e Edi Rames dhe ‘Rilindjes’ dhe do të zbatojnë ligjin e kusarëve.

Populli shqiptar nuk do ta lejojë më kurrë që të përsëriten ngjarje të tilla të krimit elektoral sepse janë burimi kryesor i keqqeverisjes, korrupsionit dhe varfërisë si dhe arsyeja  madhore që e mban larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

    No videos found.