Përgjimet/ Musa Ulqini: Po 21 Janari dhe Gërdeci? PD-ja s'mund të bëjë engjëllin

20 Qershor 2019, 11:36

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini ka reaguar pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild' mbrëmjen e djeshme duke deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të bëjë engjëllin, pasi kur ka qenë në pushtet kanë ndodhur disa ngjarje të rënda mes tyre Gërdeci dhe 21 Janari. Në prononcimin e tij për mediat ai sulmoi edhe Presidentin Meta.

"Kjo parti nuk mund të bëjë engjëllin dhe të na tregojnë ne si bëhen gjërat. Të gjitha palët të gjykohen. Si është e mundur që dalin përgjimet një ditë para negociatave.

Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për t'u futur në BE. Këto gjëra po keqpërdoren. Të gjithë kanë përgjegjësi, të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës që do të futet në 'Guinness' që i hedh benzinë" tha Musa Ulqini.