Përgjimet/ Të rinjtë e FRPD në protestë , shpërthejnë me shkelma derën e Bashkisë së Durrësit

5 Qershor 2019, 20:23

Pas publikimit të audio-përgjimeve të "Bild", ku përmendet emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë, të rinjtë e FRPD kanë dalë në protestë.

Me pankarta në duar "Dako, histori krimi dhe dështimi" apo "poshtë narko shteti", ata janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, në një protestë në të cilën nuk kanë munguar edhe aktet e dhunshme.

Siç raporton gazetari Artur Korriku, disa persona kanë shpërthyer me shkelma derën e Bashkisë, e ndërsa disa të tjerë kanë goditur fasadën me vezë.