Përgjimet/ Zogu i gjen 2 klientë në 1 natë polices: Jam e sëmurë...Zëvendësimi në kohë rekord

7 Janar 2020, 14:58

Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës” monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë, ku arrinte t'i gjente klientelë meshkuj, shumë vajzave që shoqëroheshin me ta. Një prej tyre, ishte dhe një punonjëse policie, ku “Zogu”, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me këtë “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t'i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.

Por punonjësja e policisë nuk ka qenë e gatshme për të dalë me meshkuj, pasi siç dhe del nga përgjimi telefonik ajo ishte e sëmurë dhe se doktoresha i kishte rekomanduar të pinte një kurë me ilaçe. Për të bindur Zogun e Tiranës, punonjësja e policisë i thotë se ishte seriozisht e sëmurë dhe ajo tregohej e gatshme që t'i bënte foto dhe t’ia tregonte Zugut, këtë fakt. Nga ana tjetër Zogu i thotë se: "çfarë mund të bëj për ty”, por punonjësja e policisë D.B, ia kthen:“pas periodave”.

Më tej Zogu, bën një telefonatë tjetër dhe gjen dy vajza të tjera, të cilat shkon i merr në banesë me një taksist që quhet Velo, dhe që është punonjës policie, dhe ia dërgon ato në hotel Adi Bolit dhe një shokut të tij.

Përgjimet telefonike tregojnë më së miri mënyrën se si vepronte rrjeti i prostitutave “Class” në Tiranë dhe si menaxhoheshin ato nga “Zogu i Tiranës”, parukierja Anjeza Bena, F.Sula. dhe tutore të tjera.

Në një përgjim të kryer nga prokuroria del qartë dhe pozicioni i Zogut në këtë rjet prostitucioni, pasi në datën 21 tetor 2019 gjatë zhvillimit të një bisede me një pronare lokali e identifikuar si “Ledi.B”,e cila në ditën e inaugurimit të lokalit të saj në Tiranë, bisedon me “Zogun e Tiranës”, duke i pohuar këtij të fundit që të marrë një grup ku**ash, ku**at e tij, dhe të shkonte tek lokali, pasi në këmbim të këtij shërbimi, Zogut, i premtohet një përqindje monetare. Pronarja e lokalit e këshillon Zogun të mos marrë meshkuj me vete por vetëm vajza dhe të vinte në lokal.